Slot: Ai është përshtatur mirë me Premier League, mund të bëhet edhe më i fortë

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, mendon se sulmuesi francez Hugo Ektikie, i ardhur këtë verë në klubin kampion të Anglisë, është përshtatur mjaft mirë. Për këtë gjë flasin 11 golat e tij në 24 ndeshje zyrtare me “reds” në të gjitha kompeticionet.

Ai ende duhet të bëhet më i fortë, por ai tashmë është bërë më i fortë. Nuk mendoj se ka ndryshuar shumë në cilësitë e tij offensive: Është i shpejtë, mund të shënojë gol, ka lëvizje të shkëlqyera me këmbët dhe aftësi driblimi”, tha Slot.

Hugo ka shumë gjëra që mund të shfaqë në fushë. Tani është përshtatur me Premier League dhe duhet të sigurohet që me fizikun e tij, me shpejtësinë e tij, mund të bëhet fizikisht i jashtëzakonshëm dhe kjo është ajo për të cilën po punon”, shtoi trajneri i Liverpool.

Më te, Slot komentoi: “Po luan shpesh dhe është normale që të ndjejë lodhje në një kampionat si Premier League. Duhet t’u jap shumë komplimente që po sjellin atë që po sjellin sepse nuk kemi shumë mundësi për të bërë rotacion”.

“Çdo herë, lojtarët po luftojnë nga sekonda e parë deri në të fundit dhe Hugo është një prej tyre. Unë e vlerësoj shumë, sidomos tani që do të mungojë gjatë edhe Isak“, deklaroi Arne Slot.

The post Slot: Ai është përshtatur mirë me Premier League, mund të bëhet edhe më i fortë appeared first on Telesport.