Gatti, i preferuari i Allegrit për mbrojtjen e Milanit. Projektohet shkëmbimi i bujshëm me Ricci

Me çështjen e sulmit të mbyllur, pas ardhjes së Füllkrug, Milani mund ta përqendrojë tani të gjithë vëmendjen te mbrojtja, një repart ku Massimiliano Allegri ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme në merkaton dimërore. Emri kryesor në listë është Federico Gatti, i cili konsiderohet ideal për sistemin e Allegrit, për shkak të përshtatshmërisë së tij në të tria pozicionet e mbrojtjes.

Një tentativë me Juventusin pritet, por operacioni duket kompleks. Nga “Continassa” mund të kërkohet Samuele Ricci si kundërvlerë. “Regjisori” i pëlqen shumë Luciano Spallettit, që e ka promovuar në kombëtare, ndërsa Milani e bleu verën e kaluar për 25 milionë euro.

Megjithatë, mesfusha ka alternativa me Jashari (që Allegri e sheh si ‘regjisor’ të momentit), Fofana, Loftus-Cheek dhe Rabiot. Prandaj, një shkëmbim Gatti-Ricci mund të jetë surpriza e dimrit. Allegri ka lënë mënjanë idenë e Thiago Silva dhe i sheh me rezerva mundësinë e Sergio Ramos. Më pak të favorshme mbeten pistat për Skriniar dhe Dier.

 

The post Gatti, i preferuari i Allegrit për mbrojtjen e Milanit. Projektohet shkëmbimi i bujshëm me Ricci appeared first on Telesport.