Myrtezaj: Pa ekonomi të zhvilluar, s’ka Kosovë të fortë – Hamza ka plan

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Myrtezaj, vizitoi Fushë Kosovën, ku theksoi se pa një ekonomi të zhvilluar nuk mund të ketë një Kosovë të fortë dhe të përparuar.

Përmes një postimi në Facebook, Myrtezaj bëri të ditur se gjatë dy takimeve të mbushura me qytetarë, ai bëri thirrje për mbështetjen e Bedri Hamzës, duke theksuar se Hamza ka një plan të qartë dhe di saktësisht çfarë premton për të ardhmen e vendit.

“Energji e nevojë për ndryshim edhe në Fushë Kosovë. Pa ekonomi të zhvilluar, s’ka Kosovë të fortë dhe që ecë përpara. Thirrja ime në dy takime të mbushura me plotë qytetarë ishte ta votojmë Bedri Hamzën, një ekonomist që ka plan, e di çfarë premton dhe që ka dëshmuar në të kaluarën se di të marrë vendime. Bashkë. Përpara”, ka shkruar Myrtezaj.