Fullkrug, trajneri i West Ham: I urojmë çdo të mirë, këtu e penguan disa dëmtime të vogla

Sot, e mërkurë 24 dhjetor, është dita e parë e Niclas Fullkrug si lojtar i Milanit. Pas vizitave mjekësore dhe nënshkrimit të kontratës, sulmuesi pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Massimiliano Allegri për të nisur stërvitjet dhe njohur me skuadrën kuqezi.

Nga Anglia nuk mungojnë urimet. Trajneri i West Ham, Nuno Espirito Santo, në konferencë për shtyp, shpjegoi arsyet pse klubi vendosi ta lërë të largohet sulmuesin gjerman: “I urojmë çdo të mirë! Qartësisht këtu gjërat nuk po funksiononin, ndaj duam t’i urojmë çdo të mirë. Kishim shumë gjëra për t’u menduar, si dëmtime të vogla, që nuk e lejuan të luante me vazhdimësi”.

Për zëvendësimin e mundshëm të Fullkrug në skuadër, trajneri shtoi: “Tani është momenti të fokusohemi te Fulham. Po punojmë dhe, kur të vijë momenti, do të merren vendime”.

 

The post Fullkrug, trajneri i West Ham: I urojmë çdo të mirë, këtu e penguan disa dëmtime të vogla appeared first on Telesport.