A e dinit që djali i Zidane luan për Algjerinë? Sot debuton në Kupën e Afrikës

Kupa e Afrikës po hyn në fazën e saj më të nxehtë dhe sot është radha e disa prej ekipeve kryesore të bëjnë debutimin në “CAN 2025”, mes tyre edhe Algjeria. Jo të gjithë e kanë vënë re, por në skuadrën e drejtuar nga Vladimir Petković gjendet një mbiemër shumë i rëndësishëm; Zidane. Fjala është për Luca Zidane, një nga djemtë e Zinedine Zidane dhe aktualisht pjesë e Granadës në Spanjë. Ai ka zgjedhur të përfaqësojë Algjerinë dhe është grumbulluar për Kupën e Afrikës.

Thirrja e tij e parë erdhi në tetor, kur regjistroi edhe debutimin si titullar në fitoren 2-1 ndaj Ugandës, në kualifikueset e Botërorit 2026. Sot pasdite, kundër Sudanit (ora 16:00), mund të vijë edhe debutimi i tij në Kupën e Afrikës, pasi pritet të jetë titullar.

Në Algjeri debati për portierët është i ndezur dhe mediat po e presin me shumë vëmendje Zidane. Si çdo “bir arti”, sidomos kur babai është një nga futbollistët më të mëdhenj të historisë, Luca do të duhet të tregojë se e meriton vendin te një nga favoritët për titull.

The post A e dinit që djali i Zidane luan për Algjerinë? Sot debuton në Kupën e Afrikës appeared first on Telesport.