Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në Gjakovë në tubimin e kësaj partie me qyetatarë, ka pranuar atë që s’e kishte pranuar që nga momenti i realizimit të marrëveshjes në Ohër. Anipse udhëheqësi botëror si Scholz e Macron thonin se Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje me BE-në, të arritur në Bruksel e Ohër, Kurti insistonte se nuk ka marrëveshje, sepse sipas tij, ajo s’ishte nënshkruar nga Presidenti serb, Vuçiq. Por, Kurti, këtë të martë në Gjakovë, duke folur për marrëdhëniet me ShBA-të, ka përmendur marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit, tek sa ka lavëruar ShBA-të që kërkojnë zbatimin e kësaj marrëveshje.
“…ShBA-të me ligjin e ri, që kërkojnë, zbatimin e marrëveshjes bazike të Brukselit dhe aneksit të zbatimit nga Ohri,, ku katër nenet e para flasin për njohjen e Kosvës nga Serbia” – tha Kurti.
Ai, nuk u tregoi qytetarëve që zbatimi i marrëvshjes, nënkupton edhe nenin 10, që është pranim i të gjitha marrëveshjeve të bëra me Serbinë, ndër vite si dhe neni 7, që flet për vetmenaxhimin e komunave me shumicë serbe.













