Guardiola i bën dalje yllit 75 milionë eurosh, gati transferimi te rivali londinez

Aventura e Omar Marmoush pritet të marrë fund shumë më shpejt nga sa ishte imagjunuar. Sulmuesi egjiptian i transferuar me bujë të madhe në janar të këtij viti për 75 milionë euro nga Eintracht Frankufrt, edhe pse e nisi mjaft mirë, këtë sezon ka një rol dytësor te “Qytetarët” dhe largimi në merkaton dimërore duket i pashmangshëm.

“TEAMtalk” zbulon se 26-vjeçari egjiptian është në bisedime konkrete me Tottenham, klubi londinez ka nevojë për përforcime në sulm dhe Marmoush duket se është pikërisht profili i duhur që po kërkon trajneri Thomas Frank.

Sigurisht që kosto e transferimit do të jetë shumë më e ulët se ajo që pagoi Manchester City, por jemi ende në fazat fillesatre të bisedimeve mes palëve.

The post Guardiola i bën dalje yllit 75 milionë eurosh, gati transferimi te rivali londinez appeared first on Telesport.