Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara.

Në vendim thuhet se ekziston rreziku që Veseli të pengojë rrjedhën e procedurës gjyqësore dhe rrezik për kryerje të veprave të tjera penale, veçanërisht ndaj dëshmitarëve ose personave të lidhur me rastin. Gjykata ka vlerësuar se mbyllja e çështjes nga Prokuroria nuk përbën ndryshim thelbësor të rrethanave.

Sipas gjykatës, asnjë masë alternative, përfshirë arrestin shtëpiak, nuk është e mjaftueshme për të ulur këto rreziqe, duke e konsideruar paraburgimin të nevojshëm dhe proporcional.