Lladrovci: Përkrahja për Arian Tahirin, është përkrahje për Kosovën me vlera, zhvillim dhe të ardhme për rininë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në shtëpi, ish kandidatin për kryetar të Mitrovicës, z. Arian Tahiri, me ç’rast ka deklaruar se “përkrahja për Arianin, është përkrahje për Kosovën me vlera, zhvillim dhe të ardhme për rininë”.

Postimi i plotë i Lladrovcit në rrjetin social:

Në Gllanasellë, me Arianin kemi diskutuar për aktualitetin politik, sfidat dhe arritjet. Në veçanti i kemi elaboruar zgjedhjet lokale, ku e vlerësova përkushtimin e tij në qytetin e minatorëve, qytetin e Kadri Veselit.

Diferenca e viteve nuk na paraqet pengesë për debat, përkundrazi, përvoja ime dhe hovi i Arianit, kanë të njëjtin synim, fitoren më 28 dhjetor dhe Bedri Hamza të bëhet kryeministër.

Ariani i takon gjeneratës që merr përgjegjësi, me rrugën e qartë në partinë e heronjve tanë të luftës dhe paqes, partinë e qytetarëve kontribues për shtetformim e shtetndërtim.

Përkrahja për Arianin, është përkrahje për Kosovën me vlera, zhvillim dhe të ardhme për rininë. Bashkë. Përpara.

#PDK130

#BedriHamza1

#AT30