Avokati i Popullit: Fakti që Gjykata Speciale nuk ka asnjë monitorim, ngrit dilema nëse po respektohen standardet

Avokati i Popullit në Kosovë, Naim Qelaj, ka treguar detaje për vizitën e tij në Hagë.

Qelaj ka thënë se nuk i kanë lejuar as laps e as letër.

“Problemet në atë kohë kanë qenë të lidhura me dorëzimin e materialeve, përkthimet me redaktime. Muj me konsideru që për mu si Avokat i Popullit ka qenë shqeëtsuese ajo që kemi gjetur atje. Ajo që kemi vërejtur e para është mënyra si jemi trajtu ne, dhe fakti që vizitat janë kryer në rrethana të monitorimit të plotë. Jam leju vetëm unë me i taku jo pjesa tjetër e stafit, nuk mu ka leju me marrë shënime, nuk kam pas as letër e as laps, kemi zhvillu vetëm bisedë. Tjetra se krejt procesi është vëzhgu me dy kamera, në derën përballë nesh”, tha Qelaj.

Ai theksoi se kjo ngrit dilema nëse po respektohen standardet.

“Konsideroj që fakti që Gjykata nuk ka monitorim, asnjë lloj mbikëqyrje, nuk i raporton askujt, askush nuk ka kërkuar raport, lehtësisht ngrit dilema nëse kjo Gjykatë po vepron në përputhje me standardet të cilat veprojnë Gjykatat dhe sistemi në Kosovë”, tha Qelaj.