Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së martë në fshatin Besi të Podujevës.
Bazuar në fotot e publikuara, një veturë shihet më e dëmtuar, por nuk dihet saktësisht sa automjete janë të përfshira.
Po ashtu nuk bëhen të ditura detaje nëse ka persona të lënduar ose jo si pasojë e këtij aksidenti.
Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me Policinë, dhe është ende në pritje të një konfirmimi.













