Aktivisti Llugiqi: Kurti, lideri më i korruptuar në historinë e Kosovës

Emigrimi i qytetarëve ishte një nga temat e edicionit të sotëm të emisionit të mëngjesit Ora 7 në Klan Kosova.

Ky emigrim ka lënë Kosovën pa më shumë se 150 mijë qytetarë.

Për këtë fenomen shqetësues, aktivisti Adriatik Llugiqi ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Sipas tij, Kurti është lideri më i korruptuar në historinë e Republikës së Kosovës.

“Për shkak se ai nuk është i korruptuar më parë, por është i korruptuar në formë absolute të idesë së tij totalitare. Çka i bie kjo? Kjo i bie se ky njeri nuk është duke dashur ta marrë një tender, por është duke dashur ta marrë krejt Republikën e Kosovës nën kontroll”, deklaroi ai në Klan Kosova