Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ka folur sot para mediave, duke diskutuar për atë që ka ndryshuar taktikisht këtë sezon te skuadra e tij. “Në fakt, asgjë nuk ka ndryshuar. Organizimi ynë është i njëjtë”, tha trajneri holandez.
“Në mbrojtje, organizimi ynë është i njëjtë me pothuajse çdo ekip tjetër në Ligë. Thjesht nuk prisnim që të pësonim kaq shumë gola. Sigurisht, në verë ndryshuam lojtarë dhe kjo kërkon kohë për t’u përshtatur”, shtoi Slot.
“Të gjithë mendojnë se thjesht i sollëm, por humbëm disa lojtarë të tjerë. As nuk mendoj se kjo ka pasur një ndikim të madh sepse ata që humbëm nuk ishin ata që u siguruan që ne të mos pësonim gola”, shtoi trajneri i Liverpool.
Trajneri vuri theksin te golat e pësuar në goditjet standarte, duke komentuar: “E di rëndësinë e goditjeve standarde dhe ato bëhen më të rëndësishme. Kjo është arsyeja pse jemi kaq të bezdisur nga rekordi ynë aktual”.
“Është e pamundur të luash në katër ose pesë vendet e para me ekuilibrin tonë të goditjeve standard. Jemi e vetmja skuadër në krye të tabelës që ka një bilanc negativ të goditjeve standarde”, tha Slot.
The post Slot: Asgjë nuk ka ndryshuar në organizim, ky është problemi ynë kryesor këtë sezon appeared first on Telesport.













