Skuadra e Barcelona po përballet me një situatë delikate në mbrojtje. Trajneri Hansi Flick ka marrë lajmin e keq të dëmtimit të Andreas Christensen.
Mbrojtësi danez ka pësuar një këputje të pjesshme të ligamentit të kryqëzuar anterior në gjurin e tij të majtë. Sipas mediave spanjolle, ai do të mungojë të paktën 4 muaj.
Një mungesë e rëndësishme, pasi zvogëlon më tej opsionet e Hansi Flick në repartin mbrojtës, në një moment delikat të sezonit. Mungesa e qendërmbrojtësit danez i shtohet asaj të Ronald Araujo.
Edhe ky i fundit është përkohësisht jashtë fushave (jo problem dëmtimi), duke e lënë mbrojtjen “blaugrana” në një situatë të vështirë. Kjo do të detyrojë klubin të ndërhyjë në merkaton e janarit.
The post Hansi Flick merr lajmin e keq, mbrojtësi do të mungojë 4 muaj pas dëmtimit appeared first on Telesport.













