Sezoni i Vinicius Junior te Real Madridi po ecën mes dritë-hijeve. Statistikat flasin për 6 gola dhe 9 asistime në 30 ndeshje, shifra të rëndësishme, por në Madrid ekziston ndjesia se talenti brazilian mund dhe duhet të japë më shumë, duke pasur parasysh pritshmëritë e larta ndaj tij.
Në paraqitje ndikon edhe një kontekst jo i lehtë. Vinicius nuk është plotësisht i përshtatur me stilin e menaxhimit të Xabi Alonsos, ndërsa çështja e kontratës mund të bëhet qendrore. Marrëveshja e tij skadon në qershor 2027, por lojtari kërkon të diskutojë një rinovim me rritje të ndjeshme financiare, e konsideruar e lartë nga drejtuesit.
Sipas “El Chiringuito”, Vinicius po kalon një fazë reflektimi: “Për herë të parë ndien se një pjesë e tifozëve të Real Madridit nuk e mbështet”. Ardhja dhe roli qendror i menjëhershëm i Kylian Mbappé kanë ndryshuar hierarkitë. Talenti nuk diskutohet, por e ardhmja e tij në “Bernabéu” sot nuk duket më aq e sigurt.
The post Vinicius në udhëkryq te Real Madridi; dyshime për rinovimin dhe raport i ftohtë me tifozët appeared first on Telesport.













