Bayern Munich nuk dëshiron të përsërisë gabimet e së kaluarës. Pas largimeve falas të lojtarëve si David Alaba, klubi bavarez ka vendosur të veprojë herët për të blinduar Dayot Upamecano, një nga shtyllat e mbrojtjes dhe lider teknik i skuadrës. Kontrata e mbrojtësit francez skadon më 2026 dhe për këtë arsye Bayerni nuk dëshiron të gjendet i papërgatitur.
Nën drejtimin e trajnerit belg, Upamecano po zhvillon një sezon shumë të mirë: 26 paraqitje, afro 2.000 minuta, 1 gol dhe 1 asist. Paraqitje që kanë tërhequr interesin e klubeve të mëdha europiane, veçanërisht Real Madridit, që e sheh si prioritet për vitin 2026, dhe PSG-së, gati ta rikthejë në Francë.
Sipas “Foot Mercato”, pas javësh bisedimesh është arritur dakordësi për aspektet ekonomike të rinovimit. Edhe drejtori sportiv Max Eberl ka folur për negociata pozitive. Pengesa e vetme mbetet klauzola e largimit. Bayerni e dëshiron nga vera e ardhshme, ndërsa lojtari nga dimri. Pikërisht këtu vendoset gjithçka, me Realin dhe PSG-në në pritje.
The post Bayern Mynih-Upamecano, një hap larg rinovimit. Vetëm një “nyje” mbetet për t’u zgjidhur appeared first on Telesport.













