Presidenti i Napolit ironizon me mediat pas triumfit në Superkupë!

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka ironizuar të gjithë ata që “kanë dyshuar ndonjëherë” te Antonio Conte, pas triumfit të “Napolitanëve” në Superkupën e Italisë.

Partenopejt fituan Superkupën e Italisë për herë të tretë në histori, pas edicioneve 1990-91 dhe 2014-15, ndonëse vetëm në epokën Diego Armando Maradona kanë arritur ta kombinojnë këtë trofe edhe me Scudetton.

David Neres, pasi kishte shënuar në fitoren 2-0 ndaj AC Milan në gjysmëfinale, realizoi sërish dy gola në finale ndaj Bolognas, duke u shpallur ylli i mbrëmjes.

“A kishit dyshime për Conten? Humbëm 2-0 në Bologna në Serie A, ndërsa këtu e barazuam situatën, me dallimin se, siç thotë miku im Joey Saputo, ky është një turne tjetër dhe kishte një trofe në lojë”, deklaroi De Laurentiis për “Sport Mediaset”, duke iu referuar presidentit të Bolognas.

“Më vjen keq për të, por tani është 1-1, kështu që i presim në Napoli për ndeshjen vendimtare nga tri përballje”.

“Fansave të Napolit mund t’u them vetëm se sezonin e kaluar kishim vetëm Serie A-në dhe Kupën e Italisë, por edhe atëherë u përballëm me shumë lëndime dhe ishim vazhdimisht në fije të perit”, theksoi De Laurentiis.

The post Presidenti i Napolit ironizon me mediat pas triumfit në Superkupë! appeared first on Telesport.