Analisti politik, Blerim Canaj, u tregua mjaft i pakompromis në bindjen e tij se Albin Kurti duhej të përballej me forcën e ligjit për shkak të veprimeve të tij në rastin e rezeverave shtetërore.
Ish-diplomati tha në emisionin “Click” të RTV21 se Albin Kurti nga mos përgjigja e Prokurorisë Speciale për dëshmi është dashur të arrestohet.
“Albin Kurti nuk ka shkuar kurrë me iu përgjigj prokurorisë edhe nuk i ka ndodhë asgjë. Prokuroria nuk ka vepruar si të duhet, është dashtur ta arrestojë. Jo si shkohet kësaj prokurorie, pasi prokuroria nuk ia dërgon policinë me lidh pse me i shku”, tha ai.
”Ku është kredibiliteti i kësaj prokurorie derisa Rozeta Hajdari sillet e lirë dhe ende i thotë vetës ministre. Çfarë gjyqësie kemi ne që faktikisht ministrat i bëjnë vendimet në Facebook-a para se të marrë Gjykata vendim”, tha Canaj.













