Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka zhvilluar një takim me pensionistët në Prishtinë, të cilëve ua ka prezantuar pikat e programit të tij për këtë kategori.
Hamza premtoi 50 % rritje të të gjitha pensioneve, barna falas për të moshuarit dhe të personat me sëmundje kronike, si dhe qendra kujdesi për të moshuarit në çdo rajon të Kosovës.
“Më shumë mbështetje për ata që na dhanë gjithçka: 50% rritje e pensioneve, barna falas dhe qendra kujdesi për të moshuarit.”













