Elon Musk shpallet zyrtarisht njeriu më i pasur në planet. Sipas listës së fundit të revistës prestigjioze Forbes për vitin 2025, pasuria e tij ka arritur vlerën e paprecedentë prej 342 miliardë dollarësh, e nxitur nga rritja e hovshme e kompanive SpaceX, Tesla dhe xAI.
Pas dy vitesh në vendin e dytë, Musk ka zbritur nga froni francezin Bernard Arnault, i cili tashmë renditet i pesti. Mark Zuckerberg mban vendin e dytë, i ndjekur nga Jeff Bezos në të tretin.
Në listën e miliarderëve, këtë vit u përfshi edhe Samir Mane, shqiptari i parë me një pasuri prej 1.4 miliardë dollarësh, i ndodhur në vendin e 2356.
Lista e këtij viti ka 3,028 miliarderë, 247 më shumë se një vit më parë. Amerikanët kanë numrin më të lartë të miliarderëve në botë, 902. Pasuria e përgjithshme është 16.1 trilionë dollarë, 2 trilionë më shumë se viti i kaluar.













