Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për akreditimin e grupit të katërt me 18 mijë e 233 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
KQZ ka bërë të ditur po ashtu edhe subjektet politike.
Subjektet politike:
- Iniciativa Qytetare Për Kosovë – 11 vëzhgues;
- JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA – 75 vëzhgues;
- KOALICIJA VAKAT – 766 vëzhgues;
- NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – 180 vëzhgues;
- INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS – 186 vëzhgues;
- PSA – 68 vëzhgues;
- SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU – 174 vëzhgues;
- SRPSKA LISTA – 342 vëzhgues;
- Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 37 vëzhgues;
- AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS – 2,969 vëzhgues;
- KOSOVSKI SAVEZ – 6 vëzhgues;
- LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK – 3,636 vëzhgues;
- PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE – 23 vëzhgues;
- NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA – 185 vëzhgues;
- Lëvizja VETËVENDOSJE! – 4,296 vëzhgues;
- PAI – PDAK – LPB – 93 vëzhgues;
- KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – KDTP – 156 vëzhgues; dhe
- PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK – 4,411 vëzhgues.













