Pas kërkesës së Kelmendit për lirim nga detyra, Këshilli Prokurorial dërgon agjendën për mbledhje të jashtëzakonshme

Menjëherë pas paraqitjes së kërkesës së Besim Kelmendit për lirim nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka thirrë takim të jashtëzakonshëm, ku është caktuar edhe agjenda e takimit.

Në ftesën për takimin e 282-të, e cila është dërguar në emër të kryesuesit Ardian Hajdaraj, bëhet e ditur se takimi mbahet sot (e hënë) nga ora 14:00.

Takimi i KPK-së mbahet objektin e Këshillit në katin VI. /Demokracia.com/