Vëllau i Luan Dalipit tregtar rryme, Arifi: Njëherë kam mendu se ka keqmenaxhim energjetik, tash kam pikëpyetje

Avni Arifi, ish-diplomat, ka folur për çështje të energjisë në vend, ku vetëm gjatë mandatit ttë Albin Kurtit të Vetëvendosjes vendi ka përjetuar shtrenjtim tri herë të energjisë elektrike, anipse ishte zotuar për ulje “sepse, tepër shtrenjtë kur flejm mbi gjithë këtë energji që kemi” (2019).

Arifi tha se fillimisht kishte konsideruar se kanë “nga mosdija” por duke parë që qarqe të Albin Kurtit kanë nisur tregtim me energji, “tash kam pikëpyetje”.

“Në janar rritet prapë çmimi i energjisë, këtë duhet ta dijë çdo qytetar. Kur kanë ardh këta në pushtet, kanë ardh me stupcë në krah. Kam menduar një kohë që e kanë nga mosdija, por duke e pasur parasysh se të gjithë njerëzit rreth Kurtit po hyjnë në biznes të blerjes dhe shitjes së rrymës, kam pikëpyetje”, deklaroi Arifi në emisionin “Ora Shtatë”.