Gjatë kësaj jave do të kemi mot të ndryshueshëm

Gjatë kësaj jave mbi vendin tonë do të mbretërojë mot i ndryshueshëm, ku parashihet të ketë vranësira me interval të shkurta diellore.

Nga dita e mërkurë do të ketë riga shiu në viset e ulëta dhe në viset mbi 1600 metra lartësi mbidetare parashihen fjolla bore.

Ndërkaq sipas IHMK sot moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të luhaten nga -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.