David dhe Victoria Beckham të dëshpëruar, djali i tyre dëshiron të ndryshojë mbiemrin

Nuk ka ende paqe mes David dhe Victoria Beckham dhe djalit të tyre të madh, Brooklyn. Sipas revistës amerikane “Heat”, 26-vjeçari po shqyrton mundësinë të ndryshojë mbiemrin, me miratimin e bashkëshortes Nicola Peltz. “Ka kaluar pothuajse një vit që kur Brooklyn ka folur për herë të fundit me prindërit.

Edhe pse ata janë përpjekur të rindërtojnë ura, ai nuk ka ndërmend t’i takojë derisa të kërkojnë falje publike ndaj Nicola, gjë që e di se është e pamundur”, – ka thënë një burim. Sipas tij, Brooklyn dëshiron “një fillim të ri më 2026”, që përfshin edhe heqjen dorë nga mbiemri “Beckham” dhe përdorimin e “Peltz”.

Sipas burimeve, çifti dëshiron që edhe fëmijët e ardhshëm të mbajnë mbiemrin “Peltz”. Kjo do të ishte fyerja më e madhe për David dhe Victoria, që kanë ndërtuar markën “Beckham” për gati 30 vite. Situata po e lëndon thellë Victoria. Ëndrra e saj është pajtimi. Gjithçka që ajo dëshiron është që të flasin sërish.

The post David dhe Victoria Beckham të dëshpëruar, djali i tyre dëshiron të ndryshojë mbiemrin appeared first on Telesport.