Fraza e fortë e Donald Trump për Ronaldon dhe Messin: “Besoni apo jo…”

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi në Washington se ka luajtur futboll, se e bëri mirë dhe se, edhe pse nuk arriti nivelin e Cristiano Ronaldos apo Lionel Messit, kishte dashur të luante.

“Besoni apo jo, kam luajtur futboll. Luajta mirë, nuk do të thoja se isha Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi, por e doja këtë lojë”, – tha Trump pranë presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për kanalin kolumbian “RCN Televisión”.

Shorti i Botërorit të 23-të, i cili do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, u mbajt në “Kennedy Center” në kryeqytetin amerikan. Trump u paraqit para mediave dhe më pas mori çmimin e parë për Paqen, të akorduar nga FIFA.

Ai shtoi: “Është një nder të jesh nikoqir i këtij Botërori, është një nder i madh. Ky event është bërë më i madh se sa mendonim, po vendosim rekord në shitjen e biletave, diçka që nuk është parë më parë në asnjë sport”. Rreth vizave për tifozët latino-amerikanë, Trump premtoi: “Do t’ua lehtësojmë gjithçka. Po punojmë për këtë tani, do të bëjmë një proces të thjeshtë”.

 

The post Fraza e fortë e Donald Trump për Ronaldon dhe Messin: “Besoni apo jo…” appeared first on Telesport.