Pep Guardiola vazhdon të tërheqë vëmendjen me deklaratat e tij. Para ndeshjes së Manchester City, trajneri spanjoll foli për favoritët e Botërorit 2026: “Janë të njëjtët si gjithmonë. Të gjithë do të binim dakord për kandidatët. Ndoshta ka ndonjë surprizë, por të gjithë do të përmendnim 4 ose 5 favoritë, i dimë të gjithë”.
Megjithatë, Guardiola surprizoi duke treguar një simpati të veçantë për Anglinë: “Do të doja që të ishte pretendente serioze. Nuk është për të bërë përshtypje, por kam shumë vite në këtë vend. Do të doja që me Thomas (Tuchel) të bënin hapin e fundit dhe ta arrinin triumfin”.
Përveç mendimeve për Anglinë dhe Botërorin, Pep u pyet për gjendjen fizike të Rodrigos Hernández, i cili nuk ka pasur minuta që nga 2 nëntori ndaj Bournemouth. Edhe pse pritej rikthimi në fundjavë, Guardiola tha me humor: “Po përmirësohet. Nuk e di sa kohë do të mungojë, por është në fazë rikuperimi. Pas disa ditësh do të jetë gati”.
The post Guardiola: Do të doja që Anglia ta bënte hapin e fundit dhe ta fitonte Botërorin appeared first on Telesport.













