“Inteligjenca mbi forcën”; leksionet e Franco Baresit për futbollin e sotëm modern

Franco Baresi flet për futbollin dhe rolin e mbrojtësit modern në një intervistë për “The Times”: “Kam luajtur me disa lojtarë të jashtëzakonshëm; më i forti që kam përballuar ka qenë Maradona. Edhe me mbrojtjen tonë, e dinim që ai ishte i vetmi lojtar që mund të ndryshonte çdo ndeshje në çdo moment.

Arrigo Sacchi kishte futur mbrojtjen e lartë për avantazhet e mëdha që ofronte dhe sepse ishte e re, prandaj kundërshtarët nuk e kuptonin. Sot mbrojtja e lartë është rikthyer në modë. Është një rrezik, por gjithçka varet nga ‘timing’-u, të dish kur të rrezikosh dhe kur jo, sepse është e lehtë të përfitosh nga një gabim. Truri është aftësia më e rëndësishme.

Për të qenë një mbrojtës modern duhet të kesh gjithçka, aftësi fizike dhe teknike. Ekipet moderne ndërtojnë lojën nga mbrojtësit, prandaj është thelbësore të jesh teknikisht i përkryer dhe fizikisht i fortë, por më e rëndësishmja është të jesh inteligjent. Duhet të kesh tru. Dalja me top nga mbrojtja bëhet kudo sot, çdo ekip e përdor, por duhet të jesh i aftë dhe të kesh kontroll mbi topin.

Kjo ndikon në ritëm, ngadalëson lojën dhe zvogëlon cilësinë për ata që e shikojnë. Loja bëhet më e ngadaltë, më pak argëtuese. Ndoshta ke më shumë kontroll, por futbolli duhet të ketë ritëm.

A i kam ndihmuar trajnerët e mi të fitojnë? Po, njëri prej tyre ishte Fabio Capello, që kishte pak durim me mbrojtësit, padyshim e ndihmova. Ai fliste për sigurinë para së gjithash, gjithmonë na thoshte të ishim konkretë. Sigurisht, duhej të ishim të mirë për të ndërtuar sulmin, por më e rëndësishmja ishte të ishim të kujdesshëm dhe të vëmendshëm”.

The post “Inteligjenca mbi forcën”; leksionet e Franco Baresit për futbollin e sotëm modern appeared first on Telesport.