Francesco Totti ka përzgjedhur lojtarët më të mirë të Romës, sipas karakteristikave, në një video të publikuar nga influenceri koreano-jugor “The_2top”. Si gjithmonë, përgjigjet e tij shkaktuan buzëqeshje, sidomos kur u vetë-përfshi: “Këmba e djathtë më e mirë e Romës…? A mund të jem unë?”
Për këmbën e majtë, Totti zgjodhi Salah; për shpejtësinë, Gervinho; për driblimin, Antonio Cassano. Për inteligjencën, u vetë-përfshi sërish. Për staminën (zemër dhe vigjilencë), ai përmendi Daniele De Rossi. Walter Samuel u cilësua si më i forti fizikisht, ndërsa për finalizimin zgjodhi Gabriel Omar Batistuta. Në fund, sipas Tottit, trajneri më i mirë ishte Carletto Mazzone.
The post Lojtarët idealë sipas Tottit? Përgjigjet i bëjnë të gjithë të buzëqeshin, ka edhe një surprizë… appeared first on Telesport.













