Cristiano Ronaldo publikoi një foto pas saunës, vetëm me pantallona të shkurtra, që u bë “virale”. Brenda 10 orësh kaloi 13 milionë pëlqime, 300.000 komente dhe gati 1 milion shpërndarje, duke konfirmuar peshën e imazhit të CR7 në rrjetet sociale.
Përveç kanalit në YouTube “UR – Cristiano” me 78 milionë abonentë, ai është personi më i ndjekur në Instagram me 669 milionë, përpara Messit (506 milionë) dhe yjeve si Selena Gomez (418), The Rock (393), Kylie Jenner (393), Ariana Grande (374) dhe Kim Kardashian (356).
Rekordi i vitit mbetet fotoja në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trump dhe Georgina Rodríguez (19 nëntor); afro 30 milionë pëlqime, 437.000 komente dhe 1.9 milionë shpërndarje.
Ekspertët theksojnë se “ndikimi i CR7 tejkalon futbollin”, duke e kthyer atë në “markë globale”. “Jashtë fushës, Cristiano është ajo që Pelé ishte brenda saj”, – thuhet, ndërsa kombinimi futboll–politikë shumëfishon vëmendjen dhe vlerën, me përfitime të mëdha, por edhe rreziqe.
The post Ndikimi i tij e tejkalon futbollin, Ronaldo arrin aty ku askush tjetër nuk mundet dot appeared first on Telesport.













