Një rast i dhunës në familje është raportuar në Mitrovicë të Veriut, më 20 dhjetor 2025, rreth orës 19:08, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit policor, viktima femër ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ajo ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut.
I dyshuari ndodhet në kërkim policor, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori kompetent. Hetimet janë duke vazhduar.














