Përfaqësuesi i Kremlinit, Kirill Dmitriev, deklaroi se Rusia po përgatitet të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara.
Përfaqësuesi i Kremlinit, Kirill Dmitriev, deklaroi se Rusia po përgatitet të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara në rajonin e Arktikut.
Sipas tij, bashkëpunimi mund të përfshijë projekte strategjike dhe ekonomike me interes të ndërsjellë.
Më herët, Dmitriev kishte përmendur edhe një ide ambicioze: ndërtimin e një tuneli ndërkontinental që do të lidhte Alaskën me Rusinë.
Këto deklarata kanë ngjallur habi, duke pasur parasysh narrativën zyrtare të promovuar për dekada, sipas së cilës SHBA-të paraqiteshinsi armik ekzistencial, i gatshëm të grabisë burimet ruse, të shkatërrojë sovranitetin e vendit dhe – sipas teorive konspirative si “plani Dulles” – të shndërrojë rusët në skllevër të McDonald’s-it.
Tani lind pyetja: si shpjegohet ky ndryshim i papritur? Si do t’u paraqitet kjo “fleksibilitet gjeopolitik” masave që për 30 vjet janë ushqyer me idenë e një Perëndimi armiqësor? Edhe mbështetësit më të zjarrtë e kanë të vështirë të kuptojnë se si “armiqtë ekzistencialë” shndërrohen papritur në partnerë të respektuar.
Ky zhvillim ngre dyshime jo vetëm për koherencën e politikës së jashtme ruse, por edhe për besueshmërinë e narrativave që i janë servirur opinionit publik për dekada me radhë.














