Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm është zgjedhur Arbër Ademi, ndërsa Sekretar organizativ u zgjodh Nebi Rexhepi.
Kongresi i Bashkimit Demokratik për Integrim, të shtunën, ka vendosur që Ali Ahmeti të udhëheqë partinë edhe për një mandat.
Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm është zgjedhur Arbër Ademi, ndërsa Sekretar organizativ u zgjodh Nebi Rexhepi.
Struktura e nënkryetarëve përfshin Bujar Osmanin si nënkryetar i parë, dhe Faton Ahmetin nga Tetova, Erkan Arifin nga Dega e Likovës, Arbana Pashollun nga Dibra dhe Arta Bilallin Zendeli nga Dega e Gostivarit.
Këshilli i ri i përgjithshëm i partisë ka zgjedhur edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore, ku nuk janë shumë emra të vjetër të partisë.
Gjatë Kongresit, BDI miratoi edhe katër rezoluta, përfshirë Rezolutën për përforcimin e karakterit unitar të shtetit dhe konsolidimin e barazisë funksionale, si dhe për respektimin e sundimit të ligjit.













