“Kemi me i bë tokë të zezë”, Deliu-Kodra reagon pas gjuhës së Konjufcës: Kjo është fytyra e vërtetë e VV-së!

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas një deklarate që, sipas saj, i atribuohet ish-kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Deliu thotë se Konjufca, vetëm pak ditë pasi ishte paraqitur me një ton të qetë dhe me thirrje për reflektim politik në emisionin “Pressing”, sot është raportuar se i është drejtuar një qytetari me shprehjen “kemi me i bë tokë të zezë”, në një referencë ndaj opozitës.

Në një postim në Facebook, Deliu-Kodra e cilësoi këtë si “fytyrën e vërtetë” të pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje.