Nëse PSG arriti të ngrejë trofeun e gjashtë dhe të plotësojë “sextuple”, merita e madhe i takon Safonov. Portieri i dytë i parizienëve ishte protagonisti absolut i serisë së penalltive në finalen e Kupës Interkontinentale ndaj Flamengos, ku priti katër penallti nga pesë, duke përdorur edhe një truk me peshqir.
Për ta bërë historinë edhe më epike, Luis Enrique zbuloi se Safonov i priti dy penalltitë e fundit me dorën e thyer. Para ndeshjes së Kupës së Francës kundër Fontenay, trajneri shpjegoi mungesën e tij për shkak të frakturës në dorën e majtë: “Është e pabesueshme. Mendojmë se ndodhi te penalltia e tretë”.
Safonov fillimisht pësoi gol, më pas priti dy penallti, u dëmtua dhe megjithatë priti edhe dy të tjera vendimtare. “Adrenalina ishte aq e fortë sa nuk ndjeu dhimbje. Ky është mentaliteti që duam; të jesh gati ta ndihmosh skuadrën me çdo kusht”, – tha Luis Enrique.
The post Luis Enrique bën zbulimin e pabesueshëm: Safonov i priti dy penallti me dorën e thyer appeared first on Telesport.














