“Gattuson e kam takuar një ditë më parë, kemi vetëdijen se jemi zot të fatit tonë. Ka bindje të madhe dhe vendosmëri maksimale në kombëtaren italiane për kualifikim në Botërorin e vitit të ardhshëm.
Nëse duam të shkojmë në Amerikë, duhet t’i rrëmbejmë dy fitore me thonj e me dhëmbë, me çdo energji dhe mënyrë në dispozicion. Duhet ta arrijmë këtë objektiv”. Kështu u shpreh presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, duke folur për objektivin, Botërorin 2026.
“Për vitin e ri iu uroj të gjithëve më shumë qetësi. Nëse flasim konkretisht, e dini se kjo është dëshira ime më e madhe. Kombëtarja i ka të gjitha kushtet për të kthyer faqe, djemtë e duan shumë këtë objektiv, edhe grupi i Botërorit më duket i përballueshëm”, – shtoi Gravina.
The post Gravina beson te kualfikimi në Botëror: Italia është zot i fatit të saj appeared first on Telesport.














