Një ndarje e dhimbshme pas 6 sezonesh. Nga Riadi, pas paraqitjes zhgënjyese të Milanit në Superkupë ndaj Napolit, Theo Hernandez foli për herë të parë mbi largimin, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”: “Këtu jam shumë mirë. Ishte zgjedhja më e mirë. I vetmi problem është trafiku”.
Për Inzaghin tek Al Hilal: “Në fushë është strikt, jashtë saj krejt tjetër, një zotëri”. Për Milanin: “U takuam para ndeshjes me Napolin. Më vjen keq për humbjen. I thashë ‘bravo’ Bartesaghit, përqafova Modrićin. Pashë Allegrin, Taren dhe Ibrën. Furlani nuk ishte aty”.
Theo thekson: “Nuk doja të largohesha. Prioriteti im ishte të qëndroja te Milani. Pas Maldinit gjithçka ndryshoi për keq. Përveç Ibrës, ndihet mungesa e milanizmit”. Për zërat negativë: “Ka njerëz që duan të të shkatërrojnë jetën dhe karrierën”.
Mesazhi final: “Nëse Milani fiton titullin, do të festoj me tifozët. Të kthehem? Tani dua të fitoj këtu. Sidoqoftë, sa kohë janë disa persona aty, nuk kthehem”.
The post Theo Hernandez: Përveç Ibrës, mungon milanizmi. Të kthehem? Jo, për sa kohë janë disa persona appeared first on Telesport.














