Luciano Spalletti prezanton sfidën ndaj Romës në kuadrin e javës së 16-të të Serie A dhe vlerësoi Gian Piero Gasperini: “Nga Gasperini kemi për të mësuar, ‘Gasp-brand’ është si një model fabrike. Është si Sacchi, ka shpikur një mënyrë loje”. Për formacionin: “Bremer luan, Cabal dhe Rugani janë për t’u vlerësuar. Milik është i grumbulluar”.
Për ndeshjen ndaj Bologna: “Pashë përmirësim në një ndeshje të vështirë. Diferencën e bën ruajtja e këtij niveli në kohë”. Për Milik: “Është i grumbulluar, si një fëmijë i lumtur. Ka cilësi fizike dhe teknike”.
Spalletti shpjegon ndikimin e Gasperinit: “Skuadrat e tij të vijnë sipër, të marrin hapësirat. Të detyrojnë të shkosh përtej dueleve. Roma e sotme është e transformuar”.
Shakaja për David: “Bënë mirë që s’e çuan në darkë, herën e parë hodhi parmixhan mbi pastën me vongole”. Për Cambiaso: “Më pëlqen shumë, është lojtar model”.
The post Spalletti i trembet Romës: Gasperini si Sacchi, ka shpikur një mënyrë loje appeared first on Telesport.














