“Roma ka mbrojtjen më të mirë në Europë, me një top Dybala vendos ndeshjen”

Miralem Pjaniç, ish-lojtar i Romës dhe Juventusit, në një intervistë për “Rete Sport” foli mbi largimin nga verdhekuqtë dhe sfidën Juve–Roma: “Kur u largova nuk ishte e lehtë. E kam dashur dhe e dua Romën. Pastaj është karriera dhe zgjedhjet që mendon se janë rruga e duhur, por isha shumë i lidhur me tifozët, skuadrën dhe njerëzit e klubit. Ishte e vështirë të largohesha”.

Me Spallettin, Roma luante “me një sistem të veçantë” dhe u argëtuan shumë; Pjaniç luante çift me De Rossi. Te Juve, me Allegrin, u shndërrua në ‘regjistër’ përpara mbrojtjes, “pak a shumë si Pirlo”, duke marrë më shumë përgjegjësi. Për Pellegrini: “Pse jo, mund ta bëjë atë rol”.

Për ndeshjen: “Në ‘Allianz Stadium’ është gjithmonë e vështirë, por Roma më duket shumë solide dhe në formë. Ka më shumë siguri se Juventusi, që ende nuk i ka gjetur. Roma e Gasperinit vrapon shumë dhe ka mbrojtjen më të mirë në Europë”. Për Dybala: “E njeh trupin e vet, i mjafton një top për ta vendosur ndeshjen. Ka treguar sa e do Romën”.

The post “Roma ka mbrojtjen më të mirë në Europë, me një top Dybala vendos ndeshjen” appeared first on Telesport.