Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur rikonfirmimin e politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi.
Haradinaj ka theksuar se ligji i ri për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, tashmë në fuqi, refuzon çdo ide për ndarje, shkëmbim territoresh apo ndryshim kufijsh mbi baza etnike.
“Ky Ligj përcakton qartë politikën amerikane, për zbatimin e Marrëveshjes për Normalizimin e marëdhënieve Kosovë-Serbi, me qëllim final NJOHJEN RECIPROKE.Kjo është rikonfirmim i mbështetjes amerikane për demokracitë në Ballkanin Perëndimor, dhe cilido zyrtar i lartë, që punon kundër integritetit territorial të cilitdo shtet, cenon rendin demokratik, shkelë të drejtat e njeriut apo është i perfshirë në afera korruptive, do të sanksionohet sipas këtij Ligji.”, shkruan mes tjerash Haradinaj.
Statusi i plotë:













