Sulmuesi i Arsenal, Kai Havertz, ka pësuar një pengesë në rikuperimin e tij, që do të vonojë rikthimin e tij në aksion. Lajmi është konfirmuar sot nga e përditshmja britanike “Daily Mail Sport”.
Havertz, i cili ka qenë jashtë fushave që nga mesi i gushtit, iu nënshtrua një operacioni. Ai pësoi një dëmtim në gju në ndeshjen hapëse të Arsenal në Premier League, kundër Manchester United.
Lojtari gjerman tani do të jetë jashtë deri në janar, thuhet në raportin mjekësor të klubit londinez. Afati kohor sugjeron mesin e janarit si datën e fundit të mundshme të rikthimit.
The post Sërish telashe për Arteta, rikthimi i sulmuesit gjerman shtyhet në janar appeared first on Telesport.








