Bedri Hamza tregon arsyet pse nuk pati koalicion me Nismën e Fatmir Limajt

 

Kryetari dhe kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në “Politiko” komentoi tentimet për koalicion mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate të Fatmir Limajt.

Hamza tha se edhe pse sllogani i tyre është “Bashkë përpara”, bashkimi nuk do të thotë shkrirje mes të gjitha subjekteve politike në një subjekt të vetëm. Ai tha se të gjithë ata që kanë qëëilm dhe vizion dhe janë të gatshëm, janë të mirëpritur që të kontribuojnë në zhvillimin dhe përparimin e Kosovës.

“Ne e kemi edhe slloganin “Bashkë përpara”, por kjo bashkimi nuk do të thotë shkrirje e të gjitha subjekteve në një subjekt. Gjithë ata që kanë vullnet, që kanë program, që kanë vizion, që kanë gatishmëri janë të mirëpritur që të kontribuojnë në zhvillimin dhe përparimin e Kosovës”, tha Hamza në Politiko.

Hamza gjithashtu theksoi se Partia Demokratike të Kosovës edhe herën e kaluar ka pasë qëndrim edhe vendim që të shkojë e vetme në zgjedhje, por që tani ka qenë oha shumë e shkurtë për të pasr mundësinë të mendohet mirë mundësia për një koalicion të mundshëm.

“Sa i përket në këtë moment, Partia Demokratike të Kosovës edhe herën e kaluar ka pasë qëndrim edhe vendim që të shkojë e vetme në zgjedhje, munden me pasë të tjerë që garojnë mrena listës Partisë Demokratike të Kosovës, edhe ksaj radhe ka qenë kësi soji. Normalisht që koha ka qenë shumë e shkurtë që me ndodh veprime të caktuara, dhe me flejtë diçka natyrshëm kur të bohet me qenë natyrshëm. Koha ka qenë e shkurtë, ne kemi avancu me listë, une realisht nuk kam pasë, deri natën e fundit diçka konkrete, zyrtare për takim. Ka pasë biseda periferike, anësore që unë i vlerësoj. sidoqoftë tashmë kjo është e tejkaluar, Partia Demokratike të Kosovës garon me listën e kandidatëve që janë prej 110”, tha Hamza në Politiko./Gazeta 10