Chivu: Nuk jam në kërkim të reputacionit, dua vetëm që Interi të fitojë

“Hakan është në dispozicion, pastaj do ta vlerësoj nëse mund të luajë që nga fillimi apo jo”. Kështu u shpreh Cristian Chivu në konferencën për shtyp, në prag të gjysmëfinales së Superkupës Italiane mes Interit të tij dhe Bologna, duke folur për gjendjen e Çalhanoglu. Mesfushori turk, i cili u stërvit në mëngjes me shokët e skuadrës në Riad, është plotësisht i gatshëm, edhe pse të premten pritet ta nisë nga stoli.

Gjatë konferencës, trajneri rumun foli edhe për kuptimin që do të kishte për të fitimi i një trofeu vetëm dy muaj pas ardhjes në stolin zikaltër: “Për mua nuk ndryshon asgjë. Nuk jam në kërkim të reputacionit. Shijoj përditshmërinë dhe rritjen tonë. Janë djem të vlefshëm që meritojnë shumë për atë që përfaqësojnë nga ana njerëzore. Pastaj duhet ta tregojmë veten në fushë. E dimë çfarë duhet të bëjmë. Vetëm kështu ndërtohen skuadra që kanë mundësi të fitojnë trofe”.

Për kundërshtarin: “Bologna është prej vitesh një skuadër me identitet. Ka energji dhe një mënyrë loje që mund të vërë në vështirësi këdo. Unë stërvit një grup të uritur, është nder për mua t’i drejtoj. Ne, si staf, kemi bërë më të mirën për të rikthyer besimin, vlerësimin dhe ndërgjegjësimin e grupit. Gjithmonë dalim me kokën lart nga fusha, sepse angazhohemi maksimalisht dhe e dimë çfarë duam të ndërtojmë për të ardhmen”.

The post Chivu: Nuk jam në kërkim të reputacionit, dua vetëm që Interi të fitojë appeared first on Telesport.