Florian Wirtz po vuan në këto muaj të parë në Liverpool. Gjermani, i cili mbërriti në “Anfield” këtë verë për 125 milionë euro nga Bayer Leverkusen, shënoi golin e tij të parë në Premier League vetëm në dhjetor, në një barazim kundër Sunderland.
Një nga drejtuesit e dhomës së zhveshjes së “reds”, kapiteni Virgil Van Dijk, komentoi për performancën e Wirtz deri më tani. “Ka një arsye pse një klub si i yni e bleu atë, është sepse ai është një lojtar i pabesueshëm, një kampion sipas mendimit tim”.
“Këtu me ne, ai vetëm mund të përmirësohet, por ende ka nevojë për kohë. Ai nuk duhet të bëhet shumë i madh për këpucët e tij, nuk duhet të depresionohet shumë për vështirësitë normale me të cilat po përballet“, tha Van Dijk.
The post Van Dijk mbron Wirtz: Ka një arsye të qartë pse erdhi te Liverpool, ka nevojë për kohë të ambientohet appeared first on Telesport.













