Një orë tensione, përplasje fizike, tym nga flakadanët… mbyllet seanca kaotike në Kuvendin e Shqipërisë

Seanca e fundit e këtij sesioni në Kuvendin e Shqipërisë është mbyllur brenda një ore.

Por ajo është shoqëruar me tensione të forta, teksa deputetët e PD zunë vendet e Ministrave dhe nuk u ulën në ndenjëset e tyre.

Po ashtu edhe Sali Berisha bllokoi foltoren dhe nuk pranonte të largohej. Ndërkohë deputetë e PD janë përplasur fizikisht edhe me Gardën, teksa kërkonin që këta të fundit të dilnin jashtë, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.

Gjendur në këtë situatë, Peleshi kaloi direkt në votim, dhe mes kaosit u miratua rendi i ditës dhe disa prej ligjeve që ishin në agjendën e sotme.