Trajneri Amorim e lë në stol, drejtuesit e United vendosin të mbajnë në “Old Trafford” talentin anglez

Manchester United synon të refuzojë çdo ofertë që do të vijë për të blerë Kobbie Mainoo në janar. Drejtuesit e klubit anglez mendojnë se ai mund të ketë një të ardhme të ndritur në “Old Trafford”.

Një vendim ky që bie ndeshesh me deklaratat e trajnerit Ruben Amorim, që ka thënë se është i hapur për huazimin e 20-vjeçarit, pasi nuk e ka përfshirë në formacionin titullar të Premier League gjatë gjithë sezonit.

Së fundi, vëllai i Mainoo, Jordan Mainoo-Hames, veshi një bluzë ‘Free Kobbie Mainoo’ në “Old Trafford” gjatë barazimit 4-4 me Bournemouth. Një sinjal se situate nuk është aspak e qetë përreth talentit anglez.

Por, klubi mendon se potenciali i Mainoo, për shkak se është ende shumë i ri, mbetet i lartë. Për pasojë, lojtari mund ta bindë Amorim apo edhe ndonjë trajner tjetër në të ardhshëm të United, se ai ia vlen të qëndrojë në Premier.

Kohët e fundit është përfolur për një interesim të vazhdueshëm të Napoli për anësorin anglez. Skuadra kampione e Serie A synon ta sjellë në formë huazimi për 6 muaj, por asgjë nuk është vendosur ende.

The post Trajneri Amorim e lë në stol, drejtuesit e United vendosin të mbajnë në “Old Trafford” talentin anglez appeared first on Telesport.