E ardhmja e Karim Adeyemi mund të jetë larg Dortmundit. Manchester United po ndjek me vëmendje situatën e anësorit ofensiv gjerman, 23 vjeç, i lidhur me Borussia Dortmundin deri në vitin 2027. Sipas zërave nga Britania, lojtari është gati të shtyjë për largim, edhe përmes kërkesës së agjentit të tij për përfshirjen e një klauzole largimi rreth 70 milionë paund në një rinovim të mundshëm, hap që do t’i hapte rrugë transferimit.
Pas kësaj lëvizjeje qëndron edhe një arsye personale. Sipas “Bild”, bashkëshortja e Adeyemi, reperja shqiptaro-zvicerane Loredana, dëshiron që hapi i radhës i karrierës së tij të jetë në një metropol të madh europian. Në fushë, sezoni i Adeyemi ka qenë i paqëndrueshëm; vetëm 3 gola që nga fundi i shtatorit, të gjithë në fund të nëntorit, si dhe marrëdhënie të tensionuara me trajnerin Niko Kovač.
Borussia Dortmundi, zakonisht kundër klauzolave, mund të bëjë përjashtim. Manchester United pret, ndërsa rolin kyç mund ta luajë Jorge Mendes, agjenti i ri i lojtarit. Në tri sezone, Adeyemi ka shënuar 32 gola dhe dhënë 22 asiste në 128 ndeshje.

The post Gruaja shqiptare e Adeyemi dëshiron të ndryshojë qytet, Manchester United “nuhat” rastin appeared first on Telesport.













