6 trofe sezonalë, ylli i PSG paralajmëron rivalët: Ky është vetëm fillimi për ekipin tonë

Mesfushori Warren Zaïre-Emery u cilësua si një nga lojtarët më të mirë të PSG pas fitores së vështirë me penallti kundër Flamengo, në finalen e Kupës Ndërkontinentale të FIFA-s, luajtur të mërkurën në Doha.

Talenti i ri nxori në pah forcën e një skuadre të aftë për të përfunduar shkëlqyeshëm një sezon ku rrëmbyen 6 trofe. 19-vjeçar, i cili dha një performancë të jashtëzakonshme pavarësisht se luajti në një pozicion të ri (në mbrojtje), komentoi mbi triumfin.

Dje kishim një objektiv të qartë: të vinim këtu për të fituar. Sinqerisht, jemi krenarë për veten tonë. Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer kundër një skuadre të nivelit të lartë që tregon intensitet të madh. Kjo skuadër ka karakter. Tregon se jemi një skuadër, një kolektiv, treguam të gjithë forcën tonë”, tha Zaïre-Emery.

Me këtë fitore, PSG siguroi trofeun e gjashtë të madh të vitit kalendarik. Zaïre-Emery preferoi të anashkalonte lëvdatat personale për t’u përqendruar në rritjen e ardhshme të klubit: “Ndihem mirë të luaj kështu, por ka shumë hapësirë ​​për përmirësim. Ky është vetëm fillimi. Pjesa më e vështirë ende nuk ka ardhur.”

The post 6 trofe sezonalë, ylli i PSG paralajmëron rivalët: Ky është vetëm fillimi për ekipin tonë appeared first on Telesport.