Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas publikimit të mesazheve ku shihet Faruk Mujka duke komunikuar për pozitën e shefit në Ibër Lepenc, me Artane Rizvanolli dhe Dejona Mihali.
Rama ka pyetur sërish Dejona Mihalit, kush është dhe çfarë bën.
“Dejona Mihali para ca kohësh t’kam thënë: tregoj shqiptarëve kush je ti dhe çka bën në Kosovë? Ja pra, kush je dhe çka bën!Shqiptarët e kanë kuptu! Njëjtë qysh e kanë kuptu që jeni tallur me ta. Patriotizëm në publik, hajni dhe mashtrime në prapaskenë”, ka thënë Rama. /Gazeta Express












