Ura e lëshimit pe në Mitrovicë: Qe pse sllogani i VV-së është, tekefundit, veç sllogan

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili i prinë listës së këtij subjekti për zgjedhjet e 28-dhjetorit, votën e besimin e qytetarëve e kërkon nën slloganin, “Mos lsho pe”, fjali kjo që u bë e njohur, kur një gjë të tillë Kurtit ia kërkonte bashkëpartiaku i tij, Agim Bahtiri. Por, por, por… Kurti në fakt lëshoi pe për Urën e Ibrit. Një vit më parë, Kurti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dërgonte në Kosovë fraza si, “nuk mund të ia bëjmë urën urës”, dhe se “ura mbi Ibër do të hapet”. Por, pas përplasjeve të shumëta me ndërkombëtarët, dhe vizitës së shefit të CIA-së në Kosovës, z. William Burns, Kurti u zbraps nga kjo ide. Lëshoi pe.

Çka tha sot Kurti?

“E vetmja urë që ka persona të unfirmuar mbi tërë kohën, është Ura mbi Ibër. S’besoj që ka nevojë për pjesëtarë të KFOR-it. Mirëpo këtë çështje e zgjidhim me bashkëbisedim të hapur e dialog të sinqertë. Besoj që do të vijë dita kur ajo urë do të jetë e hapur”, ka thënë këtë të mërkurë Kurti, në hapjes e urës veç për këmbësorë.

Përplasja me ShBA-të

Çfarë thanë QUINT-i e Qeveria Kurti?

Pas takimit me Kurtin, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë atë kohë, Jeffrey Hovenier, ka thënë qartësisht se shtetet e QUINT-it në konsultim me NATO-n, aktualisht nuk e mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës në Mitrovicë.

“Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara …. u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusin aktual të urës së Mitrovicës aktualisht” – u shpreh dje Hovenier pas takimit me Kurtin.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Kurti, thotë se Ura e Ibrit duhet të hapet. Sipas komunikatës së lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, në takim Kurti ua ka paraqitur ndërkombëtarëve planin e tij për hapjen e Urës së Ibrit.

“Konsultimet dhe koordinimi vazhdojnë. Siç thuhet në planin e Bashkimit Evropian për rivitalizimin e urës, ura e Mitrovicës mbi Ibër do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve në Kosovë. Në po atë plan thuhet se “rivitalizimi i saj do të kontribuojë shumë në lehtësimin e kontakteve ndërmjet të gjithë qytetarëve të Mitrovicës së Veriut dhe Jugut dhe kështu do të kontribuojë në shkëmbime dhe mirëkuptim”. Andaj ura duhet të hapet. Ajo është në shërbim të të gjithëve, dhe nuk është kundër askujt. Liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë, përkundrazi” – thuhej në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.